Tërmet edhe në Mal të Zi

01 dhjetor 2019 | 23:28

Sektori i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji i Malit të Zi ka njoftuar për një tërmet të vogël me një epiqendër 8 km afër Komunës së Tuzit, afër kufirit të Malit të Zi me Shqipërinë.

Tërmeti goditi këtë zonë në orën 21:13.

Madhësia e këtij tërmeti, ishte 3.3  të shkallës se Rihterit.

“Pika qendrore e këtij tërmeti ndodhej në një thellësi prej 22 km”, thuhet në deklaratë.

Ky institut thekson se, bazuar në madhësinë e tërmetit dhe thellësinë e epiqendrës, ky tërmet nuk mund të shkaktojë dëme materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi me një gol që erdhi vonë, i ka…