
Tërmet i fuqishëm në Kretë, rrezik për një cunami në gjithë rajonin
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ka goditur bregdetin jugor të Kretës në Greqi, njoftuan shërbimet sizmologjike. Tërmeti shkaktoi një vlerësim të rrezikut të cunamit për të gjithë rajonin.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 68.9 kilometrash, me epiqendrën e tij në det, 58 kilometra në verilindje të Eloundës, një destinacion i njohur turistik.
Edhe pse deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme të mëdha materiale, autoritetet dhe ekspertët grekë mbeten në gatishmëri të lartë.
Në të njëjtën kohë, Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) konfirmoi se është duke u zhvilluar një vlerësim i mundësisë së një cunami.
Shërbimet greke të emergjencës janë vënë në gatishmëri, ndërsa mbrojtja civile vazhdon të monitorojë situatën në terren. Banorët e zonave bregdetare u kërkohet të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e mëtejshme nga autoritetet.
Kreta, ishulli më i madh grek, ndodhet në një zonë sizmike aktive dhe ka përjetuar disa tërmete të forta vitet e fundit.