Tërmet i madh në Japoni

01 tetor 2022 | 21:28

Një tërmet me magnitudë 5.6 ka goditur rajonin Kyushu të Japonisë, ka thënë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Tërmeti, i cili goditi pjesën më jugore të vendit nga katër ishujt kryesorë të tij, ishte 40 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, epiqendra e tërmetit ishte në brigjet lindore të gadishullit Osum, në pjesën jugore të ishullit.

Japonia përjeton tërmete të shpeshta për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arbër…