Tërmet në Greqi

28 maj 2023 | 09:01

Një tërmet me magnitudë 3.2 Rihter ka lëkundur Greqinë rreth orës pesë të mëngjesit.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në ishullin e Kretës në Heraklion të Greqisë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, lëkundjet u regjistruan shtatë kilometra në verilindje të të Heraklionit, ndërsa thellësia ishte 8.5 kilometra.

Tërmetet në ishullin e Kretës janë fenomen i zakonshëm, pasi lëkundje të tilla shënohen herë pas here në zonë për shkak të pozicionit të pllakave tektonike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëria e kafshëve ka plot armë vdekjeprurëse. Dhëmbët e luanit mund të…