Termet në Itali

17 dhjetor 2020 | 22:52

Një tërmet ka lëkundur veriun e Italisë rreth orës 17:00.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, lëkundja e parë ka qenë me magnitude 3,8 ballë ndërsa i dyti 4.3, raportojnë mediat italiane.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra larg Milanos ndërsa nuk raportohen dëme material apo në njerëz.

Tërmeti ka shkaktuar panik te qytetarët, të cilët kanë lënë për disa çaste banesat e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Nismas, Fatmir Limaj, në emisionin Pressing të T7,…