Tërmet në Kosovë

15 dhjetor 2025 | 07:58

Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar sot në mëngjes në Kosovë, konkretisht në mes kufijve Kosovë–Serbi–Maqedoni e Veriut, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve (EMSC).

Sipas EMSC-së, tërmeti ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, në orën 06:20:10 sipas kohës universale (UTC), apo 07:20 sipas kohës lokale. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat 42.373° N, 21.284° E, me një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë rreth 35 kilometra në juglindje të Prishtinës, si dhe rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Visar Ymeri ka komentuar intervistën e fundit të…