Tërmet në Maqedoni të Veriut

25 qershor 2025 | 11:57

Një tërmet me magnitudë sipas shkallës së Rihterit prej ML 2.4 ballë u regjistrua në orën 3 e 59 minuta të mëngjesit me epiqendër në Peshtani-Ohër-Strugë, rreth 115 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Observatori sizmologjik në Fakultetin e Shkencave natyrore- matematikore në Shkup kumtoi se, sipas të dhënave të deritashme, tërmeti u ndje në Ohër dhe zonën përreth me një intensitet prej III ballë sipas Shkallës evropiane makroseizmike, raporton Alsat M.

Nuk ka informacione për dëme materiale nga ky tërmet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se…