
Tërmet në Shqipëri
22 tetor 2025
| 08:42
Një seri lëkundjesh tërmeti janë regjistruar gjatë orëve të mëngjesit të sotëm në disa zona të Shqipërisë.
Sipas të dhënave zyrtare nga institucionet sizmologjike, tërmeti më i fortë është shënuar në Durrës, me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në qytet dhe zonat përreth, por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja.
Ndërkohë, në jug të vendit, në Konispol, janë regjistruar gjithsej tre tërmete. I pari është ndjerë rreth orës 06:49 me magnitudë 2.7, ndërsa dy lëkundje të tjera, më herët gjatë mëngjesit, kanë qenë me magnitudë 3.2 secila.