Tërmeti me magnitudë 7.2 trondit Taxhikistanin
Një tërmet prej rreth 7.2 ballësh tronditi Taxhikistanin mëngjesin e së enjtes në një thellësi prej 10 km, njoftoi televizioni shtetëror kinez CCTV, duke cituar Qendrën e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë, raporton Reuters.
Epiqendra ishte rreth 82 km nga kufiri më i afërt me Kinën dhe u ndje fuqishëm në disa zona në rajonin perëndimor të Kinës, përcjell Gazeta Express.
Nuk pati raportime për viktima. Furnizimi me energji elektrike dhe komunikimi mbetën normal në Kashgar, njoftoi media shtetërore Xinhua.
Departamenti i hekurudhave të Xinjiang bëri thirrje për ndalimin e trenave të pasagjerëve që qarkullojnë në seksionin Aksu në Kashgar të hekurudhës Jugore të Xinjiang, thanë mediat shtetërore.
Autoritetet lokale po inspektonin urat, tunelet dhe pajisjet e sinjalizimit.



