Tërmeti, Mehaj: FSK-ja gati ta ndihmojë Greqinë

10 janar 2022 | 10:47

Një tërmet 5.5 shkallë goditi mbrëmë Greqinë.

Epiqendra e kësaj dridhje ishte në veriperëndim të Florinës.

Për këtë shkak ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka biseduar në telefon me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi.

Me këtë rast Mehaj shprehu gatishërinë që Forca e Sigurisë së Kosovës t’i ofrojë mbështetje në rast nevoje Greqisë.

“Ministria e Mbrojtjes, mbrëmë kemi ndarë shqetësimin me ju me rastin e tërmetit me magnitudë 5.5 që ndodhi në veriperëndim të Florinës, në Greqi, ku në mesin e 7 vendeve të prekura të rajonit ishte edhe vendi ynë”.

“Në bisedën e sotme telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, i shpreha gatishmërinë dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur autoritetet greke me aftësitë dhe kapacitetet tona specialistike të FSK-së për reagimin, menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e pasojave të mundshme”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në Drenas ka sekuestruar pajisje për prodhimin…