Tërmeti tmerron turqit, humb jetën një 14-vjeçare, 69 persona hidhen nga lartësia

03 qershor 2025 | 08:06

Tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter është ndjerë fuqishëm edhe në Turqi, teksa banorët i ka zënë në gjumë, rreth orës 2 të mesnatës.

Ndërsa Greqia nuk raportoi lëndime në njerëz, në Turqi bilanci është tragjik.

Një 14-vjeçare raporton ‘Sabah’ ka humbur jetën si pasoje e një sulmi paniku gjatë tërmetit, ndërsa 69 persona kanë mbetur të plagosur, pasi janë hedhur nga lartësia për shkak të frikës.

Lëkundjet kanë qenë tepër të forta, me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe janë ndjerë kryesisht në Mugla, Izmir, Antalia, Aydın, Denizli dhe Manisa.

“Gjatë tërmetit në Fethiye, vajza jonë 14-vjeçare Afranur Günlü u dërgua në spital për shkak të një ataku paniku, por për fat të keq humbi jetën pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve. Në Muğla dhe rrethet e saj, 14 nga 69 qytetarët tanë që u hodhën nga lartësitë për shkak të panikut u trajtuan në spital. U uroj shëndet qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajt vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka…