
Terminet për viza, Ambasada e Gjermanisë vjen me një njoftim për qytetarët e Kosovë
08 shtator 2021
| 13:55
Ka mjaftuar një ditë, që të gjitha terminet për aplikim për vizë pune në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë për muajin tetor të plotësohen.
Kjo ambasadë ka njoftuar se të gjitha terminet tashmë janë mbushur.
“Për terminët që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista pritjes për termine për muajin tetor është mbyllur”, ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë.
Sipas kësaj ambasade, në fillim të tetorit do të hapet afati për listën e pritjes të muajit nëntor.