
Tërmkolli: Me pas m’ajtë fmija shpi, Kola jem i kish m’ajtë tri
14 maj 2021
| 16:20
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas tollovisë së krijuar sot te salla “1 Tetori” në Prishtinë, ku shumë qytetarë u grumbulluan për të marrë vaksinën anti-Covid.
Tërmkolli përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thumbuar Qeverinë e Kosovës dhe ministrin e Shëndetësisë me një thënie popullore.
“Me pas m’ajtë fmija shpi, Kola jem i kish m’ajtë tri”, ka shkruar ajo.
Tërmkolli është në mesin e personave që kanë kritikuar ashpër menaxhimin me vaksinim në Kosovë.
Përveç partive politike kanë reaguar edhe nga shoqëria civile.