“Termokos”-i përmbyll sot sezonin ngrohës

28 prill 2023 | 08:03

Ngrohtorja e qytetit “Termokos”, do të përmbyllë sot (e premte) sezonin ngrohës në Prishtinë.

Në përmbyllje të sezonit ngrohës 2022/2023 do të marrë pjesë edhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.

“Kryetari Rama me kryeshefi ekzekutiv i NP ‘Termokos’, Fisnik Osmani, në një ceremoni rasti do të përmbyllin sezonin më të gjatë ngrohës në historinë e ndërmarrjes”, thuhet në njoftimin për media.

Ceremonia përmbyllëse e sezonit ngrohës do të nisë nga ora 8:15, në lokalet e NP “Termokos” në lagjen “Dardania”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është rikthyer personazhi i famshëm “papi chulo”, i cili bënte…