“Termokos” ndal ngrohjen për Prishtinën

23 tetor 2020 | 11:50

“Termokos” ka njoftuar se është ndalur furnizimi me ngrohje në Prishtinë, për shkak të rënies së dy blloqeve të termocentralit Kosova B, prej nga furnizohet me avull.

Sipas njoftimit të “Termokosit”, ndërprerja është e përkohshme, deri në kthimin në punë të termocentralit Kosova B.

“Kjo do të jetë një ndërprerje e përkohshme derisa të rikthehet në funksion TC Kosova B, gjë që do të krijojë parakushtet për vazhdimin e furnizimit me ngrohje për gjithë konsumatorët.  Që nga fillimi i realizimit të Projektit të kogjenerimit, është kjo sezona e gjashtë me radhë që NP “Termokos” dhe KEK kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer, si rezultat i të cilit nuk ka pasur asnjë ditë ndërprerje të furnizimit me energji ngrohëse.  Të vetëdijshëm për nevojën e konsumatorëve tanë për ngrohje këtyre mëngjeseve të ftohta ne shpresojmë në mirëkuptimin e tyre, në pritje të rikthimit të shpejtë në funksion të TC Kosova B dhe vazhdimin e furnizimit me ngrohje”, është thënë në komunikatën e “Termokos”-it.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sfidat çerekfinale në Reload Superkupë dhuruan shumë emocione, derisa tani…