Tërnava: Dikujt s’po i pëlqen harmonia ndërfetare në Kosovë

17 prill 2026 | 13:11

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava, ka thënë se në dy dekadat e fundit duket sikur dikujt nuk po i pëlqen toleranca dhe harmonia ndërfetare që ekziston në Kosovë.

Tërnava ka përmendur thirrjet për konvertime që janë bërë në Kosovë.

“Duke u thirrë në demokraci e liri të shprehjes dhe duke mos e konsideruar e ditur se cfarë është demokracia dhe limitet që i ka ajo, ata me dashje po rrëshqasin në urrejtje e thirrje të urrjejte të vazhdueshme, duke thirrur për konvertime, në emër të shqiptari të rrejshme prej tyre, që kinse duhet larguar nga islami për të qenë një shqiptar i mirë”, ka thënë Tërnava.

Ai ka thënë se kjo është krim dhe urrejtje dhe janë skenar të huaj që dëshirojnë të fusin sherr në kombin shqiptar.

Kurti këto deklarime i ka bërë në kuadër të tryezës “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore” e organizuar nga Fondacioni “Drita” dhe mbështetur nga BIK.

May be an image of text that says 'TRYEZA EDIALOGUT NDERFETAR TRYEZA TRYEZAEDIALOGUTNDERFETAR DIAL DIALOGUT NDERFETAR ERFET E BASHKÉJETESA ÉJETESA NDỄRFETARENDE ASHKCYJETESANDÉRFETARENDERN NDỄR NE, VIRTYT HYJN _ R APO DOMOSDOSAMERI EΡ SHOOERORE? SHO ERORE? ปวิง tp 1'May be an image of one or more people, lighting, newsroom, dais and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AEP Engineering SH.P.K.  shpall të pavlefshme certifiksten e TVSH-së, me…