Tërnava takon kryetarët e Këshillave të BIK-ut, diskutojnë për jetesën fetare në Kosovë

02 korrik 2025 | 15:12

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, ka mbajtur të mërkurën një takim me kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, me të cilët diskutoi për një sërë çështjesh me rëndësi, përfshirë këtu gjendjen aktuale të jetës fetare në Kosovë dhe mbarëvajtjen e saj.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për organizimin dhe mbarëvajtjen e haxhit për këtë vit, si dhe për ecurinë e organizimit të therjes së kurbaneve.

Myftiu Naim ef. Tërnava vlerësoi kontributin e Këshillave në ruajtjen e unitetit dhe zhvillimin e aktiviteteve fetare në nivel kombëtar.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Këshillave dhe Kryesisë, për t’u përballur me sfidat aktuale dhe për të përmbushur nevojat shpirtërore të besimtarëve.

Kjo mbledhje shërbeu për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për të adresuar çështje të ndryshme që ballafaqohen me organizmin e jetës fetare dhe iniciativat për të ndihmuar shoqërinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milwaukee Bucks kanë njoftuar zyrtarisht se kanë liruar nga kontrata…