Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik, bashkëpunimi ndërpartiak është i nevojshëm

08 qershor 2026 | 15:20

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka reaguar pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke vlerësuar se pjesëmarrja e ulët në votime tregon zhgënjimin e qytetarëve me situatën politike në vend.

Sipas Terras, ky nivel i ulët i pjesëmarrjes reflekton frustrimin publik të shkaktuar nga paqëndrueshmëria dhe bllokadat politike.

Ai ka theksuar e për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të çuar përpara proceset e reformave, është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërmjet partive politike.

“Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës tregon se njerëzit janë të frustruar nga kaosi politik. Bashkëpunimi ndërpartiak është i nevojshëm për ta rikthyer vendin në rrugën e duhur dhe për të ecur drejt BE-së”, ka shkruar Terras në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për presidente, Vjosa…