Terras: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, pengesë serioze dhe burim i pasigurisë politike
06 mars 2026
| 15:49
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Rhio Terras, ka reaguar pas dështimit të seancës të së enjtes për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë.
Ai në platformën “X” ka shkruar se kjo është një pengesë serioze dhe vendi po përballet me një pasiguri të re politike.
“Asambleja Kombëtare e Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin. Ky është një pengesë serioze. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, ka shkruar Terras.
Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë Kuvendin duke e dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi deputetët kanë dështuar ta zgjedhin presidentin e ri.



