Terras i bën thirrje BE-së t’i heq masat ndaj Kosovës: Janë vënë padrejtësisht

20 shkurt 2025 | 13:00

Në seancën e sotme të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian (PE) është paraqitur draft-raporti për situatën në Kosovë i raportuesit për Kosovën në PE, Riho Terras.

Në këtë komision, Terras i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) që masat ndaj Kosovës t’i heq sa më parë që është e mundur.

Ai ka thënë se këto masa janë të padrejta.

“Unë besoj, dhe e theksoj në raport, se Bashkimi Evropian duhet t’i heq masat ndaj Kosovës, të cilat gjithashtu janë të padrejta. Këto sanksione duhet të hiqen sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Terras.

Ndër të tjera, Terras ka thënë se shpreson që qeveria e re në Kosovë, të rinisë dialogun me Serbinë.

“Shpresojmë se qeveria e ardhshme do të rinisë dialogun me Beogradin në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet”, ka thënë Terras.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni është prezantuar në…