Testet e shpejta për Covid mund të kryhen edhe në Gjonaj, Reçanë, Korishë dhe Zhur

02 mars 2021 | 17:21

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka njoftuar se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve, realizimi i testeve të shpejta (rapide) për Covid-19, përveç në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bajram Curr, tanimë do të mund të kryhen edhe në QMF-të e fshatrave Gjonaj, Reçanë, Korishë dhe Zhur.

Në këtë mënyrë, Drejtoria e Shëndetësisë synon të ulë intensitetin e punës në QKMF dhe QMF në Bajram Curr dhe, po ashtu, t’i eliminojë lëvizjet e qytetarëve, eventualisht të prekur me Covid-19.

Përveç këtyre testeve, Komuna e Prizrenit është një nga komunat e para në Kosovë që ka kompletuar pakon e shërbimeve për Covid-19, duke i realizuar edhe: Testet e D-Dimer-it, rëntgenin e mushkërive, analizat e tjera të nevojshme dhe testet aerologjike. DSh-ja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kujdesen për veten, familjen dhe miqtë e tyre duke mbajtur maskën, distancën dhe pastërtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Speciale në Hagë 19 persona janë paraqitur si…