
Testi i maturës, afati i dytë, do të mbahet më 10 tetor
Këshilli Shtetëror i Maturës (KShM) ka mbajtur të martën takimin e radhës ku është diskutuar për afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2020 dhe është vendosur që data 10 tetor 2020 të jetë dita e mbajtjes së Testit të Maturës për afatin e dytë.
Kryetari i KShM-së, Gëzim Berisha, ka bërë me dije se nga data 15-24 shtator, maturantët e mbetur për afatin e dytë do të mund ta paraqesin testin, rezultatet e të cilit do të bëhen publike më 16 tetor 2020.
Ai ka theksuar se, më pas, nga data 19-21 tetor do të jetë afati i ankesave, rezultatet e të cilave, pas shqyrtimit do të publikohen më 23 tetor, për të shënuar kështu përfundimin e gjithë procesit të Maturës Shtetërore për këtë vit.
Në afatin e parë të Maturës Shtetërore, testin e kanë kaluar 17.105 nxënës nga 25.362 sa kanë marrë pjesë në test, ndërsa për 8.257 maturantë mbetet si mundësi edhe afati i dytë i Provimit të Maturës.
(Q.R / Epoka e re)