Tetë ekipe ëndërrojnë ‘tripletat’

02 mars 2019 | 11:26

Në futbollin evropian kanë mbetur aktualisht tetë ekipe të cilat, duke u bazuar në llogaritë matematikore, mund ta finalizojnë në muajin maj sezonin e përkryer.

Shumë prej tyre kërkojnë të mbyllin gjithçka me tri trofe, një rezultat i jashtëzakonshëm që, pavarësisht prej koeficentit të ndryshëm të vështirësisë, do t’i ngrejë lart në piedestal.

Manchester United ka më pak mundësi se të gjithë pretendentët e mbetur në garë për “tripletën”. “Djajtë e kuq” humbën 0-2 në shtëpi ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve, e në kampionat janë në distancë të madhe me kreun. Ajo çfarë u festua vite më parë me Fergussonin në stol dhe Solskjaerin në fushë, tani duket veçse një ëndërr.

Thuajse zero janë edhe mundësitë e Lyonit që në kampionatin francez është 22 pikë pas kryesuesve. Nëse llogaritë bëhen me këtë logjikë, të pakta janë mundësitë për një “tripletë” trofesh edhe nga Ajaxi.

Skuadra holandeze ka humbur në shtëpi me Realin e Madridit, ndërsa “galaktikët” u hoqën nga grupi i pretendentëve për “tripletën” pas humbjes me Barcelonën në Kupën e Mbretit. Mbetet kështu një grup prej pesë ekipesh që synon fundin historik.

Paris SG dhe Manchester City kanë hipotekuar kalimin në Ligën e Kampionëve, por nuk dihet si do të ndahen në kampionat. Barcelona dhe Bayern Muncheni duhet të fitojnë në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e kthimit, respektivisht me Lyonin dhe Liverpoolin. E fundit në radhë është Porto, por askush nuk beson se luzitanët do t’ia mbërrijnë në fundin e sezonit me tri trofe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj, në…