
Tetë herë pozitive me koronavirus për 50 ditë
22 maj 2020
| 09:39
Një infermiere kanadeze që u infektua me koronavirus muaj më parë ka rezultuar tetë herë pozitive në 50 ditët e fundit. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më 30 mars, Tracy Schofield nga Ontario, filloi të përjetojë simptoma të tilla si ethe dhe gulçim.
Të nesërmen ajo u testua për herë të parë për COVID-19 dhe doli pozitive.
Schofilet, 49 vjeçe, kaloi dy javë në izolim, por testi i saj i dytë doli përsëri pozitiv dhe që atëherë edhe gjashtë herë rezultoi pozitive me koronavirus.
Ndërkohë mjekët i thanë nënës së tre fëmijëve se nuk besojnë se ajo mund ta infektojë dikë, por që nuk kanë përgjigje konkrete për rezultatin e saj.