Tetë pengje lirohen menjëherë, çfarë parashikon draft-marrëveshja e armëpushimit 60-ditor në Gaza

04 korrik 2025 | 23:19

Tetë pengje do të lirohen në ditën e parë të armëpushimit, ndërsa dy të tjerë në ditën e 50-të. Kështu parashikohet në draft-marrëveshjen e përgatitur nga Katari, bazuar në propozimin e të dërguarit amerikan Steve Witkoff, sipas asaj që shkruan gazeta izraelite Haaretz, e cila ka parë një kopje të dokumentit.

Sa i përket kthimit të trupave të pengjeve të vrarë, dokumenti parashikon një proces të ndarë në faza: pesë trupa do të dorëzohen në ditën e shtatë të armëpushimit, pesë të tjerë në ditën e 30-të dhe të fundit, tetë trupa, në ditën e 60-të.

Sipas kësaj marrëveshjeje, pritet që pikërisht presidenti amerikan Donald Trump të shpallë zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

“SHBA dhe presidenti Trump angazhohen të punojnë për të siguruar që negociatat të vijojnë me mirëbesim deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare,” thuhet në dokument.

“Presidenti është serioz në lidhje me angazhimin e palëve ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe këmbëngul që negociatat gjatë armëpushimit të përkohshëm të përfundojnë me sukses me një marrëveshje midis palëve,” theksohet më tej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh…