Tetë persona të lënduar në një aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj

23 tetor 2025 | 16:32

Tetë perona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Gjilan-Ferizaj në fshatin Sojevë.

Në këtë aksident i cili ka ndodhur të enjten rreth orës 15:00 sipas Policisë së Kosovës janë përfshirë dy automjete.

“Sot, më datë 23.10.2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Gjilan-Ferizaj në fshatin Sojevë ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjete, lëndime trupore kanë pësuar tetë persona”, ka bërë me dije për mediet vendore, zëdhënësi rajonal i policisë, Kanun Veseli.

Ai thënë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të trafikut, ekipet e zjarrfikësve dhe dy autoambulanca, të cilat janë angazhuar në ofrimin e ndihmës së nevojshme për të lënduarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm tre ditë para super sfidës me Real Madridin, Barcelona…