Tetë persona të lënduar në një aksident në rrugën Malishevë-Arllat

14 gusht 2023 | 16:54

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Tërpezë e Poshtme-Malishevë (rruga Malishevë-Arllat).

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, tetë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Elezaj për “Insajderin”.

Rasti po vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë filluar punimet për rregullimin e parkut të pishave në…