Tetë të lënduar nga aksidenti mes katër veturave në Ferizaj

21 shtator 2025 | 08:59

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturave në fshatin Softaj të Ferizajt.

Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Veselit, aksidenti ndodhi në shtunën rreth orës 17:50, derisa të lënduarit pas trajtimit në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar.

“Me datë 20.09.2025 , rreth orës 17:50 ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë katër vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marrë tetë persona, te cilit pas tretmanit Mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar”, thuhet në përgjigjen e Veselit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, ka…