Tetë të vdekur dhe 562 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

10 janar 2021 | 17:07

Tetë persona kanë vdekur dhe 562 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri. Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe kohore  janë kryer 2997 testime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,648 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. /tch/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 95:74…