TETË VITE MË PARË, ALI AHMETIN E NDEROI KOLONELI I SHQIPËRISË NDUE DODAJ PËR ZYRTARIZIMIN E GJUHËS SHQIPE

13 janar 2026 | 23:04

Ndue Dodaj

ME MIRATIMIN E LIGJIT PËR GJUHEN SHQIPE EDHE QIELLI ËSHTË BËRË MË NDRIÇUES

I nderuar Ismet Sylejmani,
Eshte nje kenaqesi e vecante per mua qe tju pershendesi fill pas ngjarjes historike te arritur ndonjehere ne historine e saj,kur nepermjet jush morem lajmin e gezueshem qe dhe Ju e konsideruat si nje “Ngjarje historike e shekullore”, si nje “Fitore e mijera vjecareve” miratimin nga parlamenti i Maqedonise per zyrtarizimin e gjuhes shqipe.
Ashtu eshte kur sot zyrtarisht e ligjerisht Maqedonia flet shqip.
Ne keto momente qe po ju shkruaj Ju, po me vijne ne mendje dy gjera:
Se pari: Po me kujtohen vargjet e Rilindasit te madh te Kombit Shqiptar Naim Frasherit i cili thote:
Gjuha jone sa e mire
Sa e embel sa e gjere
Sa e lehte,sa e d’lire
Sa e bukur sa e vlere
Se dyti po me vjen ne mendje se si rezultat i asaj qe Ju jeni nje VLERE per kombin tone shqiptar, i jap te drejte vetes qe ne librin tim te pare me te drejte ju kam konsideruar si “Njeriu me kontribute te shquara atdhetare”.
Le te dalim tek çeshtja per te cilen po i referohemi.
E keni krahasuar me te drejte si ngjarjen me madhore, me historike jo vetem per popullin shqiptar te Maqedonise por per mbare kombin shqiptar kete veper historike te 11 janarit te vitit 2018.
Sigurisht qe kjo ngjarje historike i detikohet gjakut te te reneve per te cilet ne ne pergjithesi e Ju ne vecanti keni respektin me te larte qe mund te ekzistoje por edhe te njerzve qe Ju i konsideroni si Emblema,si nje Gjigand qe ka arritur nga nje fitore ne fitore si ne lufte dhe ne paqe dhe se fundi shpallja e kesaj fitoreje te miratimit te gjuhes shqipe si gjuhe zyrtare e shteterore ne Maqedoni qe i detikohen Komandantit te Ushtrise Çlirimtare Kombetare dhe udheheqesit te popullit shqiptar Ali Ahmetit.
Me te drejte e konsideroni 11 janarin 2018 si nje nderim e respekt madhor te Kongresit te Anafalbetit te Gjuhes Shqipe ne Manastir.
Me nje mjeshteri te vecante Ju e ndani kete gezim duke ia detikuar te madhit e te lavdishmit Ali Ahmeti por dhe bashkeveprimtareve te tij si Kryetarit te Parlamentit te Maqedonise Talat Xhaferrit, 69 deputeteve si te atyre Shqiptar dhe atyre Maqedon qe e miratuan kete ligj.
Ju ishit i pari qe ne hapsiren tone kombetare e asaj nderkombetare ta shperndaje kete lajm teper te gezueshem per te gjithe shqiptaret ne teresi e te shqiptareve te Maqedonise ne vecanti. Me kete lajm i cili nuk perben vetem nje lajm te zakonshem por qe shenon nje Epoke te re do te shprehesha une.
Ka kaluar vetem nje dite nga kjo kryeveper e arritur por lavdia e saj do te rritet me kalimin e muajve e viteve qe do te vijne e te gjithe shqiptaret kudo qe do te ndodhen do te ndjejne krenari kombetare sepse Atdheut tone po i jepet me teper kuptim per identitetin kombetar si shqiptar sepse gjuha shqipe eshte nje arme e fuqishme mbrojtese ne duart dhe zemrat e popullit shqiptar.
Une, ashtu si dhe Ju ndaj emocione e krenari per kete veprim qe ndryshe quhet histori sepse dhe vete historia ka qene e padrejte me ne shqiptaret te cilat i ka provuar mbi kurriz sidomos shqiptaret qe kane jetuar jashte trungut ame qe quhet Shqiperi.
Qe nga dita e djeshme pra e 11 janarit te 2018 qe ne kishim dhe festen e Shpalljes se Republikes, pra ne kete binom te mrekullueshem me miratimin e ligjit per gjuhen shqipe edhe qielli eshte bere me ndricues.
Akti i djeshem do te futet ne histori si nje Legjende per kombin tone,si nje qendrese Titanike e heroizmit te luftetareve te UÇK-se e te udheheqesit legjendar Ali Ahmeti si nje nder bijte me te devotshem te kombit tone, i ketij kolosi ne lufte e ne paqe, i ketij ideatori e udheheqesi, i ketij burre shteti i cili beri realitet endrren e te reneve qe vaditen me gjakun e tyre token tone te shtrenjte e te shenjte.
Dita e djeshme e 11 janarit 2018 eshte nje dite e pavdekesise se deshmoreve e heronjeve qe derdhen gjakun dhe per kete ngjarje me rendesi kombetare bashkojne zerat Prizreni,Vlora e Manastiri, Prishtina, Tirana e Shkupi, Drenica e Mirdita, Tetova e Ulqini, te gjitha krahinat e kombit tone therrasin me ze te larte.
Lavdi kesaj dite,
Lavdi, keshtu therret zeri i Atdheut.

Me respekt te vecante.
Vllazerisht.

Fushë Krujë, më 13 Janar 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin publik se sot, Kryetari…