Tetore Olloni zgjidhet kryesuese e bordit drejtues të ShSKUK-së

25 shtator 2025 | 16:16

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka zgjedhur dr. Tetore Ollonin si Kryesuese të re të këtij bordi.

Sipas njoftimit në “Facebook”, vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur më 25 shtator 2025, ku Olloni është votuar me pesë vota për, në përputhje me dispozitat ligjore dhe parimin e rotacionit.

Dr. Olloni, e cila përfaqëson Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës,  ka falënderuar anëtarët e bordit për besimin e dhënë dhe u zotua për angazhim maksimal në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore që ofron SHSKUK.

“Bordi Drejtues i ShSKUK-së është në këtë përbërje: Dr. Tetore Olloni, kryesuese, dr. Dren Boshnjaku, anëtar, dr. Rrezarta Bajrami, anëtare, dr. Ismet Ramadani, anëtar, dr. Vjollca Kadolli, anëtare dhe dr. Besa Balidemaj, anëtare”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marcus Rashford po kalon një periudhë të shkëlqyer si huazim…