Tetori – Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

23 tetor 2020 | 16:25

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i cili shënohet në vende të botës çdo vit në tetor, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për ndërgjegjësimin, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

Ka rreth 1.38 milion raste të reja dhe 458 000 vdekje nga kanceri i gjirit çdo vit (IARC Globocan, 2008). Kanceri i gjirit është një nga kanceret më të zakonshëm në gratë në të gjithë botën, si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme incidenca është rritur në mënyrë të vazhdueshme në vitet e fundit për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe adoptimit të mënyrave të jetës perëndimore.

Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, prandaj, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet gur themeli i kontrollit të kancerit të gjirit. Kur kanceri i gjirit zbulohet herët, dhe nëse diagnoza dhe trajtimi adekuat janë në dispozicion, ka shumë mundësi që kanceri i gjirit të shërohet. Megjithatë, nëse zbulohet vonë, trajtimi kurues shpesh nuk është më një ndër mundësit. Në raste të tilla, nevojitet kujdes paliativ për lehtësimin e vuajtjeve të pacientëve dhe familjeve të tyre.

Shumica e vdekjeve (269 000) ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku shumica e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në faza të vona për shkak të mungesës së vetëdijes për zbulimin e hershëm dhe pengesave për shërbimet shëndetësore. Ka histori të ndryshme të grave të cilat ilustrojnë këtë situatë dramatike të zakonshme për mijëra gra në mjediset ku ka burime të kufizuara. Kjo situatë mund të përmirësohet nëse vendosen programe adekuate të shëndetit publik në gjithë botën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) promovon programe gjithëpërfshirëse të kontrollit të kancerit të gjirit si pjesë e planeve kombëtare të kontrollit të kancerit. Strategjitë e rekomanduara të zbulimit të hershëm për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë ndërgjegjësimi për shenjat dhe simptomat e hershme dhe shqyrtimi nga ekzaminimi klinik i gjirit në zonat demonstruese. Kontrolli i mamografisë është shumë i kushtueshëm dhe është i mundshëm vetëm në vendet me infrastrukturë të mirë shëndetësore që mund të përballojnë një program afatgjatë.

Në Kosovë gratë vazhdojnë të kenë qasje të kufizuar në shëndetin publik sidomos në sejtorin e shëndetit riprodhues. ECMI Kosovo realizon projektin 18 muajsh CARES – Cross-border Actions in the Reproductive Health Sector / “Aktivitetet Ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues CARES” qëllimet kryesore të këtij projekti përfshijnë shpërndarjen e pajisjeve për qendra shëndetësore, organizimin e fushatave promovuese për parandalimin e kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës, ngritjën e vëtëdijes për rëndësinë e kontrollave rutinore parandakuese, publikime të ndryshme mbi shëndetin riprodhues etj.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë* 2014-2020, dhe në Mal të Zi bashkëfinancues është Ministria e Administratës Publike. Ky projekt zbatohet nga FORS Montenegro së bashku me Qendrën Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë (ECMI Kosova). Si përfitues direkt të këtij projekti janë shteti i Kosovës dhe Malit të Zi, specifikisht komunat Andrijevica, Berane, Bijelo Polje, Gusinje, Petnjica, Plav, Kolasin Mojkovac dhe Rozhaj në Mal të Zi dhe komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhë Gjakovë në Kosovë. (organizata jo-qeveritare “ECMI Kosova”).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e shtunë) me fillim nga ora 16:00 në “Camp…