Teuta Haxhiu, Ismet Beqirit: Kurdo që të ketë zgjedhje AAK-ja është këtu

14 korrik 2019 | 17:47

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, i është kundërpërgjigjur deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, i cili ka paralajmëruar se Qeveria Haradinaj do të rrëzohet në shtator.

Në profilin e saj në “Facebook”, Haxhiu ka shkruar se deklarimet e Beqirit janë tentim për zhvendosjen e vëmendjes nga ecuria skandaloze e procesit të brendshëm zgjedhor të LDK-së.

“Thirrja e z. Beqiri për rrëzimin e një Qeverie e cila në fakt çdo ditë po ia kthen dinjitetin Kosovës (bërja me ushtri të saj dhe vendimin historik për taksën) dinjitet që e kishte katandisur Isa Mustafa (si duket i preferuari i z. Beqiri edhe për një mandat në krye të LDK-së) nuk mund të shihet ndryshe përpos tentim për zhvendosjen e vëmendjes nga ecuria skandaloze e procesit brenda partisë së tij. Ne nuk kemi faj për gjendjen tuaj z. Beqiri, ndaj nuk është prioritet yni!”, ka shkruar ajo, duke shtuar se Qeveria Haradinaj po e fuqizon shtetësinë e Kosovës.

“Qeveria Haradinaj është e interesuar në fuqizimin e shtetësisë së Kosovës që ish-kryeministri e nëpërkëmbi vazhdimisht dhe natyrisht në kthimin e shpresës për qytetarët e vendit tonë. Rrëzimi i Qeverisë z. Beqiri, nuk kërkohet gjetkë, përveç se në Kuvendin e Kosovës, aty ku është legjitimuar Qeveria Haradinaj. Ne jemi duke u fuqizuar çdo ditë me përkrahjen e qytetarëve anë e mbanë Republikës, andaj kurdo që të ketë zgjedhje këtu jemi”, ka shkruar Haxhiu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistet e Kosovës U-18 kanë përfunduar në vendin e 22-të…