Teuta …

06 dhjetor 2021 | 08:00

Jahja Lluka

Në lashtësi, tek paraardhësit tanë sundonte një grua. Lavdia e saj i tejkaloi shekujt.

Në ato kohë, Gadishulli i quajtur sot Ballkanik përbëhej nga fiset ilire. Një nga fiset më të fuqishme ishte fisi i ardiejve.

Gjatë sundimit të mbretit Agron u rrit flota detare e tij. Në luftën ndaj grekëve më 232 ose 231 p.e.s., ushtria e tij shënoi fitore. Duke festuar fitoren e tij, gojëdhënat thonë se Agroni u deh shumë me pije saqë u godit nga mbidoza e kënaqësisë dhe vdiq.

Ishte Teuta ajo që erdhi në fron pas vdekjes së burrit të saj. Të dhënat për jetën e saj të hershme dhe vitin e lindjes mbetin mister.

Forcat më të frikshme të Teutës ishin piratët e saj të cilët i bastisnin tregtarët romakë derisa të bëmat e tyre shkuan deri në Senatin Romak.

Ishte rruga diplomatike ajo që zgjodhën romakët për t’u ballafaquar me Teutën. Dy diplomatëve romakë ajo nuk ua vuri veshin. U tha se pirateria ishte e lejueshme në mbretërinë e saj dhe kështu vrau njërin nga ta e tjetrin e mori rob. Pas lajmit të vdekjes së diplomatit të tyre, Roma i shpalli luftë Teutës duke dërguar një flotë prej 200 anijeve me rreth 20 mijë ushtarë përgjatë Detit Adriatik.

Njëri nga guvernatorët e Teutës, greku Dhimitër Fari, kaloi në anën e romakëve duke ua dorëzuar qytetin e Korkyrës atyre. Në vitin 228 p.e.s.Roma kishte futur nën kontroll gjithë bregun ilirik.

Pas një viti Teuta dorëzohet në Romë, megjithëse Roma shpalli paqen dhe i lejoi të sundonte në një rajon shumë më të vogël sesa më herët. Po ashtu, Teuta ishte e detyruar t’i paguante Romës haraç.

Teuta nuk mundi ta duroj një poshtërim publik duke sunduar një mbretëri shumë të vogël, kështu që dha dorëheqjen nga froni.

Sipas disa burimeve, thuhet se Teuta kurrë nuk e mori veten pas disfatës së saj ndaj romakëve. Kështu, vendosi t’i jap fund jetës duke u hedhur nga një shkëmb në Gjirin e Kotorrit në Risanin e sotëm të Malit të Zi. Shkaku dhe viti i vdekjes së saj kurrë nuk janë zbuluar, ashtu siç nuk dihet varri i saj.

Por, lavdia e saj mbetet deri në ditët tona, për çka shumë vajza shqiptare janë pagëzuar me emrin Teuta.

Mbretëresha Teutë është sinonim i forcës, bukurisë dhe karakterit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i ka reaguar kryeministrit të…