Tevezi nuk pensionohet, rinovon kontratën me Boca Juniors

09 gusht 2020 | 12:02

Sulmuesi i njohur argjentinas Carlos Tevez nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Boca Juniors edhe për një tjetër sezon.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi nga Buenos Aires nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku njofton zgjatjen e akordit deri në verën e 2021-shit.

Ky është sezoni i tretë radhazi për Tevez me Bocën, fanellën e të cilës sulmuesi 36-vjeçar e ka veshur në tre periudha të ndryshme dhe numëron 204 ndeshje e 73 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e Manjola Nallbani, njihet jo vetëm për zërin e…