Tevide Imeri për pagën e 13-të: E mirëseardhur, por shëndetësia kërkon trajtim urgjent

10 janar 2026 | 11:29

Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Tevide Imeri, në një prononcim për Front Online tha se paga e 13-të nëse miratohet, është e mirëseardhur për punëtorët shëndetësorë.

“Nëse miratohet është e mirëseardhur, punëtorë punojnë 40 orë në javë janë të parapara me ligj, që i bie 160 orë në muaj, çdo muaj i kemi nga 2-3 ditë tepër dhe krijohet një pagë e plotë, një muaj i punës fiks, ne e kemi kalkuluar dhe mendojmë që duhet të paguhet edhe më herët”, tha ajo.

E pyetur nëse kanë edhe kërkesa të tjera përveç pagës së 13-të, kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Imeri, tha se problemet në sektorin e shëndetësisë janë të shumta, por momentalisht nuk kanë se kujt t’i drejtohen.

“Kërkesa kemi shumë, ne e kemi një sigurim shëndetësor një sigurim social, ne kemi infrastrukturë të vjetruar në shëndetësi, kemi probleme shumë dhe i kemi adresuar, por meqë ende nuk janë krijuar institucionet momentalisht nuk kemi kujt me ju drejtu”, tha Imeri për Front Online.

Imeri tha se sektori i shëndetësisë ndër vite nuk ka qenë prioritet i asnjë qeverie, duke shprehur shpresën që qeveria e ardhshme ta trajtojë këtë fushë me urgjencë.

“Shëndetësia nuk ka qenë prioritet e asnjë qeverie, shpresoj që kjo qeveri që bëhet ta trajtoj si prioritet dhe ta trajtoj me urgjencë”, shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardian Gola, kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ka fituar mandatin e…