
Thaçi: Deklarata e 2 Korrikut na bashkojë në rrugën e pavarësisë
02 korrik 2020
| 12:35
Me rastin e 30-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, presidenti Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë këtë akt politiko-juridik.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo deklaratë është moment i paharrueshëm politik dhe historik, që e bashkoi Kosovën në rrugën e pavarësisë.
“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 është moment i paharrueshëm politik dhe historik, që na bashkoi në rrugën e pavarësisë. Si akt politiko-juridik ishte shprehje e vullnetit dhe aspiratave të popullit tonë për liri, demokraci dhe pavarësi, të cilat i institucionalizuam pas një procesi të gjatë me shumë sakrifica. Mirënjohje të gjithë atyre që pandalshëm punuan për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.”, ka shkruar Thaci.
(M.K / Epoka e re)