
Thaçi dekoron me urdhrin ‘Hero i Kosovës’ Hamit dhe Halim Ngucatin (Foto)
30 shtator 2020
| 12:07
Me urdhrin “Hero i Kosovës”, për kontributin e dhënë në periudhën midis dy luftërave botërore, sot presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar bashkëluftëtarët e çetave kryengritëse, Hamit dhe Halim Ngucati.
“Pasardhësit e bashkëluftëtarëve të Shotë dhe Azem Galicës, Sadik Ramës etj., si gjithë kombi, duhet të jenë krenarë me të kaluarën tonë të lavdishme”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)