 
                    Thaçi dekoron veprimtarin Nazar Mehmeti me Medaljen Presidenciale
                12 korrik 2018
                |  20:28
            
        Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë veprimtarin e njohur shqiptaro-amerikan, Nazar Mehmeti.
“Me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, sot dekorova edhe veprimtarin e shquar shqiptaro-amerikan, Nazar Mehmetin, i cili është Kryetar i Unionit të Bizneseve të Diasporës. Diaspora jonë ka dhënë kontribut shumë të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        