Para inaugurimit të Erdoganit, Thaçi e Rama takohen në Ankara

09 korrik 2018 | 17:46

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, janë takuar në Ankara, ku po marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Me ftesë të presidentit turk, Thaçi dhe Rama janë duke qëndruar në Ankara, ku sonte pritet të fillojë ceremonia e inaugurimit të presidentit turk.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë 22 krerë shtetesh, 28 kryeministra dhe kryetarë të parlamenteve dhe sekretarët e përgjithshëm të gjashtë organizatave ndërkombëtare.

Ceremonia e inaugurimit do të mbahet pasi Erdogani paraprakisht të japë betimin në Kuvendin turk.

Pas ceremonisë, presidenti Erdogan do të shtrojë një darkë për liderët mysafirë.

Po ashtu, përmes një konference për medie, Erdogani do të shpalosë edhe kabinetin presidencial.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në veri të Tajlandës është duke vazhduar operacioni për shpëtimin…