Thaçi: Dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë pa kushte, taksa mbetet

30 prill 2019 | 19:57

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për pozicionin e Kosovës. Ka thënë se atje është diskutuar liberalizimi dhe dialogu.

“Kosova në Samitin e Berlini ka dalë shumë mirë, pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë”, u shpreh Thaçi.

Ai ka vlerësuar lartë mbështetjen nga kancerlarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francel Emmanuel Macron.

“Falënderoj Merkelin dhe Macronin, sa i përket vendosmërisë për liberalizimin. Mendoj që do të kemi reflektim dhe sinjalet e para pas takimit të djeshëm. Do të ketë optimizëm në mënyrë që të respektohet kontrata me Bashkimi n Evropian. Kriteret i kemi kryer, tash e 2 vite, jemi në pritje të panevojshme. E kam theksuar qartë se është ndëshkim për qytetarët e Kosovës. Dua të shpresoj se mesazhet që i kemi dërguar atje do të merren seriozisht për të na dhënë mbështetje edhe më konkrete e më të prekshme që në një të ardhmet afërt të ndodh liberalizimi, në të kundërtën, do të ishte zhgënjim për ne e qytetarët”, u shpreh Thaçi.

Ai  në konferencën e tij për shtyp, pas kthimit nga Berlini, tha se sa i përket dialogut, pozicioni i Kosovës në të dy prezantimet ka qenë i qartë.

“Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë i pakushtëzuar, taksa duhet të mbetet në fuqi. Ishte një mesazh i qartë i kancelares gjermane dhe presidentit francez për shpejtueshmërinë e zgjedhjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizim. Pozicioni i Kosovës është i qartë, Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte, por duhet përgjegjësi më e madhe edhe nga Bashkimi Evropian, duke vlerësuar edhe rolin e SHBA-së”, deklaroi Thaçi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar në…