Thaçi do t’i shoh familjarët këtë muaj, vizitën në Speciale ia organizojnë avokatët

20 korrik 2021 | 16:38

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vizitohet gjatë këtij muaji nga familjarët në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Kjo është bërë e ditur nga avokati i tij, Gregory Keohe në disa parashtresa që i ka dërguar në Gjykata një ditë para seancës së nesërme në Speciale.

Ai thotë se doemos, njëri nga vizituesit duhet të jetë përkthyes.

“Mbrojtja vëren se, që nga 15 korriku 2021, vizitat personale të këshilltarëve tani janë të autorizuara për të gjithë avokatët, pavarësisht nga statusi i vaksinimit, dhe mund të zhvillohen në

dhomën e njëjtë me z. Thaçi, me aftësinë për të shkëmbyer drejtpërdrejt dokumente letre.

Mbrojtja e mirëpret këtë vendim, por vëren se vizitat e tilla ende mbesin të kufizuara në tre

persona në të njëjtën kohë, e cila është një pengesë e vazhdueshme për diskutime më të gjera ekipore, veçanërisht duke pasur parasysh që në rastin e z. Thaçi, një nga tre pjesëmarrësit duhet të jetë përkthyes.

Mbrojtja aktualisht po organizon një vizitë familjare për z. Thaçi gjatë muajit korrik

”, thuhet në parashtresat e avokatit Keohe.

Kujtojmë se janë bërë më shumë se tetë muaj që Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së nuk kanë parë familjarët e tyre.

Kjo pasi që si rrjedhojë e pandemisë, Gjykata kishte vënë kushte të rrepta për vizita, duke mos i lejuar ato.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka konfirmuar…