Thaçi: Eliot Engel me dekada të tëra e ka përkrahur çlirimin e Kosovës

27 shkurt 2020 | 10:57

Presidenti Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në ShBA është takuar edhe me kongresistin Eliot Engel.

Ai ka thënë se kongresisti Eliot Engel është një prej politikanëve amerikanë, që me dekada të tëra e ka përkrahur çlirimin, pavarësinë dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës.

“Edhe tani si kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme pandalshëm po jep kontribut tejet të çmuar për ndërkombëtarizimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës gjithandej botës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Sa herë që takohem me kongresistin Engel, së bashku e kujtojmë të kaluarën dhe flasim për të ardhmen. Dhe, me SHBA-në si partner strategjik, nuk ka pengesë që mund ta ndalë rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njeriu zyrtarisht më i vjetër në botë vdiq në Japoni.…