Thaçi falënderon ShBA-të

26 mars 2020 | 23:30

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratës së lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku demantohen zërat se midis Kosovës dhe Serbisë ka marrëveshje sekrete për shkëmbim territoresh.

“Faleminderit Richard Grenell, Matthew Palmer dhe Philip Kosnett për këtë deklaratë të sigurisë. Ne duhet të përdorim momentin dhe mbështetjen e SHBA-ve për të rifilluar dialogun dhe për të arritur marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë një kërcënim i përhershëm për këtë qëllim”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, aktori i njohur…