Thaçi: Fjalën kryesore e kishte bashkësia ndërkombëtare në Kosovë!

18 shkurt 2026 | 14:41

Ish-presidenti Hashim Thaçi në fjalimin në Hagë ka goditur Prokurorinë e Specializuar për pretendimet e tyre ndaj katërshes së UÇK-së për pushtet e kontroll.

Thaçi ka folur për bashkësinë ndërkombëtare, koordinimin me ta dhe situatën në Kosovë pas luftës.

“Si mund të pretendojë dikush se qëllimi ishte marrja e kontrollit, kur ne pranuam që bashkësia ndërkombëtare ta kishte fjalën kryesore në Kosovë, pastaj UCK t’i dorëzonte armët NATO-s”, ka thënë Thaçi.

Thaçi, njeriu që 18 vjet më parë lexoi fjalimin për aktin historik të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, po qëndron përballë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë (DhSK), për të mbrojtur me një fjalim të fuqishëm luftën e drejtë dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti Enver Hoxhaj, ka…