
Thaçi i kërkon Ramës ta heq taksën rrugore dhe kufirin Kosovë-Shqipëri
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Republika e Kosovës është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje bilaterale në iniciativa rajonale kurdo që këto shtete e trajtojnë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran.
Thaçi në konferencën e fundvitit me gazetarë i kaëbëri ftesë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që ta heq kufirin Kosovë-Shqipëri.
“Konfirmoj në emër të institucioneve të Kosovës, Kosova qysh sot është e gatshme të heq kufirin dhe doganën dhe çdo barrierë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Do të ishte mrekulli që të hymë me vendimin për heqjen e kufirit dhe doganë, e ftoj mikun tim Edi Rama të heq kufirin, nuk duhet të presim vendimin e Serbisë kur e dimë që diçka e tillë nuk do të duartrokitet, apo kërcënimet boshe që do të vinë nga Bashkimi Evropian, nuk kemi nevojë të bëjmë politikë shtetesh dhe të kërkojmë me politikë absurde tradhtar andej e këndej kufirit”, ka deklaruar Thaçi.
Ai e ka ftuar Ramën që ta caktojë datën për heqjen e kufirit.