Thaçi: Ish-kancelari Schussel, mik i dëshmuar i Kosovës

30 maj 2018 | 17:06

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë është takuar me ish-kancelarin e Austrisë, Wolfgang Schussel.

Thaçi ka thënë se Schüssel është mik i dëshmuar i Kosovës.

Ish-kancelari dhe kryediplomati austriak, Wolfgang Schussel, është një mik i dëshmuar i Kosovës. “Sot, ne evokuam kujtime të periudhës së luftës, lirisë dhe shtetndërtimit. Si zëvendëskancelar dhe kryediplomat, Wolfgang Schüssel, ishte zë i fuqishëm i popullit të Kosovës, duke mbështetur intervenimin humanitar të NATO-s dhe parandalimin e spastrimit etnik. Si kancelar, ai përkrahu rindërtimin, demokratizimin e institucioneve dhe tranzicionin në Kosovë. Për këtë mbështetje të madhe në periudhën më kritike për vendin tonë, populli i Kosovës do t’i jetë gjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historiani i njohur, Hakif Bajrami i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.…