Thaçi kërkon nga Kurti ta lëshojë Zyrën e Kryeministrit

03 qershor 2020 | 16:38

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Qeverinë e re të zgjedhur sot me kryeministër Avdullah Hotin.

Thaçi në një konferencë për medie ka thënë se sot u vendos një gur tjetër në themelet e demokracisë.

“Uroj Hotin dhe duhet të fillojmë menjëherë të punojmë për sfidat që kemi parasysh. Mirëpres zotimin e tij për sfidat afatgjata dhe prioritet strategjike të shtetit të Kosovës”.

“Vetëm raportet e shkëlqyera me ShBA mund të sigurojnë të ardhme të sigurt për vendin tonë. Presim reforma të thella në ekonomi dhe sundim të ligjit. Qeveria duhet të tregohet e përgjegjshme në rrugën e integrimit në NATO dhe BE”, ka thënë Thaçi.

Më tutje, Thaçi ka kërkuar nga ish-kryeministri Albin Kurti që ta lirojë zyrën pas formimit të Qeverisë së re.

“Kërkohet të heq dorë nga barrikadimi në zyrën e uzurpuar. Barrikadimi i tij nuk i bën nder as atij as partisë, as demokracisë. Ai pas shkarkimit po bëhet edhe më qesharak”, është shprehur Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Barcelonës ka kërkuar një tjetër reduktim të pagave…