Thaçi kërkon nga ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë për të pagjeturit

23 prill 17:17

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të “Javës për Personat e Pagjetur” i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtarë që ta rris trysnin mbi autoritetet e Serbisë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Kosova ndonëse dy dekada më parë ishte tërësisht e shkatërruar, më nuk ka shenja lufte, por ka ende plagë të hapura. Dhimbja për më të dashurit tanë të zhdukur në luftë, vazhdon të jetë shumë e madhe. Sot kanë nisur aktivitetet në kuadër të “Javës për Personat e Pagjetur”, për t’i kujtuar dhe ngrehur zërin për fatin e tyre. Kosova duhet ta mbyllë këtë kapitull të luftës, që shoqëria jonë të mund të ndërtojë të ardhme më të mirë. Kurse, institucionet ndërkombëtare duhet të rrisin trysninë mbi autoritetet në Serbi, që të japin informacione rreth fatit të të pagjeturve”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, ka pritur në takim…