Thaçi konfirmon mundësinë e takimit me Trumpin

20 shtator 2018 | 11:41

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar mundësinë e takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Do të respektojmë agjendën e planifikuar. Aty përfshihet mundësia e takimit me Trumpin, që do të jetë mundësi e shkëlqyer për Kosovën dhe rajonin”, është shprehur Thaçi.

Ai ka shprehur mirënjohje për administratën e Donald Trump rreth mbështetjes që po i bënë negociatave Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Jam shumë mirënjohës administratës së Trumpit që na kanë dhënë mundësinë për diskutimin rreth marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi”, ka deklaruar Thaçi, raporton “EO”.

I pyetur se si e sheh bojkotin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të punimeve të Asamblesë së OKB-së, Thaçi ka deklaruar se agjenda e Kosovës asnjëherë nuk është varur dhe nuk do të varet nga Serbia.

Ndërsa duke folur rreth deklarimeve në opinion për luftë, Thaçi ka thënë se nuk do t’i pengojë, duke shtuar se “lufta zhvillohet në istikame e jo në studio televizive”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
The Weeknd dhe bashkëpunëtorët e tij Daft Punk po paditën…